Mbi 350 ushtarë sionistë janë vrarë që nga Stuhia Al-Aksa
Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit pushtues sionist deklaroi se që nga fillimi i operacionit Stuhia Al-Aksa e deri më tani janë vrarë 354 ushtarë sionistë forcat e rezistencës palestineze.
Kanali televiziv Al-Jazeera njoftoi se Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë sioniste tha: "354 ushtarë të ushtrisë (regjimit) izraelit janë vrarë deri më tani në luftë".
Hagari shtoi: "Ne po thellojmë operacionet tona në Rripin e Gazës dhe do të intensifikojmë bombardimet ajrore për të mbështetur forcat tokësore".
Zëdhënësi i ushtrisë sioniste deklaroi: "Nuk ka armëpushim dhe ne vazhdojmë të luftojmë, jemi gati për një luftë të gjatë, e cila do të fillojë nga veriu i Rripit të Gazës".
Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të Tel Avivit dhe regjimi sionist në shenjë hakmarrje mbylli të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe për të kompensuar disfatën e vet dhe për të ndalur operacionet e rezistencës palestineze po bombardon këtë rajon në mënyrë të egër.