Rezistenca palestineze sulmon me raketa bazën e ushtrisë sioniste
Një burim mediatik raportoi për sulmin me raketa të rezistencës palestineze në bazën e ushtrisë sioniste në periferinë lindore të Rripit të Gazës.
Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të Tel Avivit dhe regjimi sionist në shenjë hakmarrje mbylli të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe për të kompensuar disfatën e vet dhe për të ndalur operacionet e rezistencës palestineze po bombardon këtë rajon në mënyrë të egër.
Kanali informativ Al Jazeera njoftoi se rezistenca palestineze në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm (e premte) nisi një valë të re sulmesh me raketa ndaj kolonive sioniste në afërsi të Rripit të Gazës si dhe kundër bazave ushtarake të regjimit pushtues sionist.
Sipas këtij raporti, në të njëjtën kohë me sulmet me raketa të rezistencës palestineze kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist, në zonat e përmendura janë ngritur sirenat e alarmit.
Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), njoftoi se në sulmet e mëngjesit të sotëm, u godit me raketa baza e regjimit sionist "Raim" në periferinë lindore të Rripit të Gazës.
Sipas agjencisë së lajmeve Shahab, luftimet e ofensivës tokësore janë përqendruar aktualisht rreth zonës "Tal Al-Hava" në perëndim të qytetit të Gazës.
Me dhjetëra njerëz në Rripin e Gazës po largohen nga spitali Al-Shifa në kërkim të plotësimit të nevojave të tyre elementare pas paralizimit të plotë të jetës në këtë rajon dhe shumë makina me refugjatë civilë po bëhen objektivi i drejtpërdrejtë i bombardimeve të regjimit sionist.
Asnjë artikull bazë dhe esencial nuk lejohet të hyjë e të dalë nga Rripi i Gazës dhe popullata civile mbështetet në rezervat strategjike, të cilat janë në prag të shterjes për shkak të presionit të fortë të pushtuesve sionist.