Popullariteti i Netanyahut në mesin e sionistëve ra në 26%
Një sondazh i mediave izraelite tregon se popullariteti i kryeministrit të regjimit sionist ka rënë në 26% pas operacionit të stuhisë Al-Aksa.
Një sondazh i ri i gazetës Ma'ariv në territoret e pushtuara tregon se 59 për qind e kolonëve mbështesin një armëpushim në Gaza në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.
Në këtë sondazh, i cili trajton tema të ndryshme, rënie të ndjeshme tregon edhe popullariteti i Benjamin Netanyahut, kryeministrit të regjimit sionist.
Sipas këtij sondazhi, popullariteti i Netanyahut ka rënë në 26%, ndërsa popullariteti i liderit të opozitës Benny Gantz është rritur në 52%.
Gjithashtu, 33% e kolonëve kanë mbështetur tërheqjen e Izraelit nga Gaza pas përfundimit të luftës dhe dhënien e kontrollit të tij një force ndërkombëtare, ndërsa 22% mbështesin ruajtjen e kontrollit të sigurisë në Rripin e Gazës në duart e regjimit sionist.
Në këtë raport thuhet gjithashtu se 22% e izraelitëve mbështesin pushtimin e Rripit të Gazës dhe vendosjen e vendbanimeve sioniste atje.