Spitali "Shifa" në Gaza ndërpret funksionin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151274-spitali_shifa_në_gaza_ndërpret_funksionin
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës njoftoi ndërprerjen e funksionimit të spitalit "Shifa" në Gaza për shkak të sulmeve të regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 11, 2023 18:38 Europe/Tirane
  • Spitali

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës njoftoi ndërprerjen e funksionimit të spitalit "Shifa" në Gaza për shkak të sulmeve të regjimit sionist.

Ashraf al-Qadara deklaroi se spitali "Shifa" në Gaza ka dal plotësisht jashtë funksionit për shkak të sulmeve ajrore dhe artilerie të ushtrisë së regjimit sionist dhe ky spital është shndërruar në objektivë të operacioneve të ushtrisë pushtuese sioniste.

Ashraf Al-Qadara shtoi se për shkak të sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë pushtuese të regjimit sionist, një numër i madh i të plagosurve dhe të vrarë qëndrojnë në tokë para hyrjes së spitalit "Shifa" dhe ushtria pushtuese sioniste po sulmon dhe godet çdo gjë që lëviz në hapësirën e jashtme të këtij spitali dhe kjo hapësirë është shndërrua në skenën e sulmeve të snajperistëve dhe helikopterëve të regjimit pushtues sionist.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës në Gaza theksoi praninë e mijëra personave të zhvendosur dhe personelit mjekësor në spitalin Shifa dhe sqaroi se është kërkuar ndihmë nga institucione të ndryshme për të ndalur sulmet rreth spitalit Shefa, por nuk është marrë asnjë përgjigje.

Në këtë kuadër, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze përmes një komunikate njoftoi se tanket izraelite kanë rrethuar spitalin Shefa në Gaza nga të gjitha drejtimet.