94 fëmijë palestinezë vriten në 24 orë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151286-94_fëmijë_palestinezë_vriten_në_24_orë
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës konfirmoi vrasjen e 94 fëmijëve palestinez në Rripin e Gazës nga kriminelët sionistë në 24 orët e fundit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 11, 2023 19:33 Europe/Tirane
  • 94 fëmijë palestinezë vriten në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës konfirmoi vrasjen e 94 fëmijëve palestinez në Rripin e Gazës nga kriminelët sionistë në 24 orët e fundit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi të shtunën se numri i fëmijëve të vrarë nga bombardimet e ushtrisë së regjimit sionist në Rripin e Gazës është rritur në 4506 fëmijë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës kishte njoftuar të premten se numri i fëmijëve palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës ka arritur në 4412.

Krahasimi i këtyre dy shifrave tregon se kriminelët e luftës dhe regjimi sionist fëmijëvrasës vranë 94 fëmijë palestinezë në vetëm 24 orë.

Këta fëmijë, së bashku me një numër civilësh të tjerë palestinezë, janë vrarë gjatë bombardimeve të rënda të spitaleve Al-Quds, Al-Shifa, Al-Rentisi dhe Al-Nasr në Rripin e Gazës dhe gjatë sulmit të avionëve të regjimit izraelit ndaj një grupi refugjatësh palestinezë.