Rezistenca islamike irakiane sulmon zonën Eilat në Izrael
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151320-rezistenca_islamike_irakiane_sulmon_zonën_eilat_në_izrael
Rezistenca Islamike e Irakut lëshoi ​​një deklaratë dhe mori përgjegjësinë për sulmin me dron herët në mëngjes kundër Eilat, që ndodhet në jug të Palestinës së pushtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 12, 2023 06:46 Europe/Tirane
  • Rezistenca islamike irakiane sulmon zonën Eilat në Izrael

Rezistenca Islamike e Irakut lëshoi ​​një deklaratë dhe mori përgjegjësinë për sulmin me dron herët në mëngjes kundër Eilat, që ndodhet në jug të Palestinës së pushtuar.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, cituar nga Al-Mayadin, Rezistenca Islamike e Irakut lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër dhe njoftoi se mori përgjegjësinë për sulmin e kryer në zonën e pushtuar të Eilat që ndodhet në fshatin Umm al-Rasharash në jug të Palestinës së pushtuar. Në këtë deklaratë thuhet: Ky sulm është kryer duke përdorur armë speciale kundër një objektivi në Eilat.   Këto sulme kundër pushtuesve sionistë do të vazhdojnë. Në vazhdim të kësaj deklarate theksohet: Forcat e rezistencës kanë vënë në shënjestër një zonë në Umm al-Rasrash në mbështetje të banorëve të Rripit të Gazës dhe në përgjigje të krimeve të regjimit sionist ndaj civilëve palestinezë.  Ne vazhdojmë operacionet tona për të shtypur bazat e armikut. Mëngjesin e sotëm, burime të ditura në një bisedë me Al-Mayadin njoftuan se 2 dronë kishin në shënjestër rajonin Eilat.   Mediat hebraike gjithashtu raportuan se në këtë zonë janë dëgjuar disa shpërthime. Rezistenca islamike e Irakut kishte shënjestruar më parë bazat e pushtuesve amerikan në al-Tanf të Sirisë dhe Ain al-Asad të Irakut, në mbështetje të palestinezëve të pambrojtur që jetojnë në Gaza.