Rezistenca islamike irakiane sulmon zonën Eilat në Izrael
Rezistenca Islamike e Irakut lëshoi një deklaratë dhe mori përgjegjësinë për sulmin me dron herët në mëngjes kundër Eilat, që ndodhet në jug të Palestinës së pushtuar.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, cituar nga Al-Mayadin, Rezistenca Islamike e Irakut lëshoi një deklaratë të shkurtër dhe njoftoi se mori përgjegjësinë për sulmin e kryer në zonën e pushtuar të Eilat që ndodhet në fshatin Umm al-Rasharash në jug të Palestinës së pushtuar. Në këtë deklaratë thuhet: Ky sulm është kryer duke përdorur armë speciale kundër një objektivi në Eilat. Këto sulme kundër pushtuesve sionistë do të vazhdojnë. Në vazhdim të kësaj deklarate theksohet: Forcat e rezistencës kanë vënë në shënjestër një zonë në Umm al-Rasrash në mbështetje të banorëve të Rripit të Gazës dhe në përgjigje të krimeve të regjimit sionist ndaj civilëve palestinezë. Ne vazhdojmë operacionet tona për të shtypur bazat e armikut. Mëngjesin e sotëm, burime të ditura në një bisedë me Al-Mayadin njoftuan se 2 dronë kishin në shënjestër rajonin Eilat. Mediat hebraike gjithashtu raportuan se në këtë zonë janë dëgjuar disa shpërthime. Rezistenca islamike e Irakut kishte shënjestruar më parë bazat e pushtuesve amerikan në al-Tanf të Sirisë dhe Ain al-Asad të Irakut, në mbështetje të palestinezëve të pambrojtur që jetojnë në Gaza.