Vriten 5 ushtarë izraelitë në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151336-vriten_5_ushtarë_izraelitë_në_gaza
Ushtria sioniste njoftoi se ka humbur 5 trupa të saj gjatë luftimeve me forcat e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 12, 2023 14:05 Europe/Tirane
  • Vriten 5 ushtarë izraelitë në Gaza

Ushtria sioniste njoftoi se ka humbur 5 trupa të saj gjatë luftimeve me forcat e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës.

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion befasues të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të Tel Avivit dhe regjimi sionist për t'u hakmarrë dhe për të kompensuar disfatën e vet dhe për të ndalur operacionet e rezistencës, ka mbyllur të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe po bombardon këtë rajon pa ndërprerë.

Agjencia e lajmeve Shahab njoftoi se sipas burimeve izraelite, 4 ushtarë të regjimit sionist që ishin komando dhe parashutistë vranë nga shpërthimi i një tuneli dhe një oficer dhe 4 ushtarë të tjerë u plagosën rëndë.

Sipas këtij raporti, pas humbjeve të ushtrisë së regjimit sionist në operacionin tokësor në Rripin e Gazës, burimet sioniste kanë njoftuar edhe për vrasjen e 2 prej forcave të tyre dje (e shtunë).

Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, tha gjithashtu se numri i ushtarëve dhe oficerëve izraelitë që janë vrarë që nga 7 tetori ka arritur në 365 persona.

Hagari po ashtu në një pjesë tjetër të deklaratës së tij pohoi se forcat e këtij regjimi kanë vënë në shënjestër platformat e hedhjes së raketave të forcave të rezistencës palestineze në Rripin e Gazës.

Ky pretendim është bërë ndërkohë që forcat palestineze të rezistencës po vazhdojnë të sulmojnë kolonitë sioniste me sulmet e tyre raketore për çdo ditë dhe në intervale të ndryshme kohore në kundërpërgjigje të sulmeve ajrore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës.