Ambasadori i regjimit sionist kërcënon me vrasje fotoreporterët
Ambasadori i Tel Avivit në Kombet e Bashkuara kërcënoi se do t'i vrasë ata fotoreporterë që regjistruan operacionin "Stuhia e al-Aksa" në pozicionet e ushtrisë izraelite.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Danny Danon, përfaqësuesi i 17-të i përhershëm i Tel Avivit në Kombet e Bashkuara, kërcënoi me vrasje ata gazetarë fotoreporterë që regjistruan fillimin e operacionit të Hamasit "Stuhia e Al-Aksa" kundër pozicioneve të ushtrisë izraelite.
Danon ka shkruar në një mesazh kërcënues në faqen sociale “X” (ish-Twitter): “Organizata e sigurisë së brendshme të Izraelit ka deklaruar se do të eliminojë me vrasje të gjithë pjesëmarrësit në operacionin vrasës të 7 tetorit".
Më pas ai iu drejtua fotoreporterëve të lajmeve që regjistruan dhe raportuan ngjarjet e operacionit Stuhia Al-Aksa: “Kësaj liste do t’i shtohen edhe “fotoreporterët” që morën pjesë në regjistrimin e këtij operacioni”.
Në mëngjesin e ditës së shtunë më 7 tetor, pas publikimit të lajmeve në lidhje me sulmet e më shumë se dy orëve me raketa dhe predha të ndryshme nga Rripi i Gazës në drejtim të territoreve të pushtuara të Palestinës duke përfshirë edhe Tel Avivin, Muhamed Dajf, komandanti i përgjithshëm i Brigadave Al-Kasam, krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), shpalli fillimin e operacionit Stuhia Al-Aksa në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit pushtues sionist ndaj popullit të Palestinës dhe përdhosjes së Xhamisë Al-Aksa.