Demonstrata e familjeve të të burgosurve izraelitë në Tel Aviv
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151374-demonstrata_e_familjeve_të_të_burgosurve_izraelitë_në_tel_aviv
Burimet e lajmeve njoftuan se familjet e të burgosurve izraelitë demonstruan kundër Netanyahut dhe autoriteteve të regjimit sionist në Tel Aviv.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2023 05:05 Europe/Tirane
  • Demonstrata e familjeve të të burgosurve izraelitë në Tel Aviv

Burimet e lajmeve njoftuan se familjet e të burgosurve izraelitë demonstruan kundër Netanyahut dhe autoriteteve të regjimit sionist në Tel Aviv.

Sipas rrjetit Al Jazeera të Katarit, këta protestues kërkuan lirimin e personave që ata pretendojnë se janë marrë peng nga Hamasi. Sipas këtij raporti, familjet e tyre kanë brohoritur kundër Netanyahut dhe sundimtarëve të tjerë të territoreve të pushtuara. Të premten e kaluar, gazeta sioniste "Ma'ariv" publikoi sondazhin më të fundit në territoret e pushtuara dhe shkruante: 80% e "izraelitëve" e konsiderojnë Netanyahun përgjegjës për dështimin dhe vdekjen e njerëzve nga sulmi i fundit nga Rripi i Gazës. Pas disfatës së regjimit sionist ndaj rezistencës palestineze, urrejtja e banorëve të territoreve të pushtuara ndaj Netanyahut dhe kabinetit të tij është shtuar. Më parë, Reuters njoftoi: Izraelitët fajësojnë kabinetin e Netanyahut për sulmin e Hamasit dhe fillimin e luftës në Gaza. Kjo media perëndimore ka shkruar: Tashmë Netanyahu është fajtor për polarizimin e “Izraelit” duke propozuar projektligjin e ndryshimeve gjyqësore dhe duke dobësuar kështu fuqinë luftarake të ushtrisë së këtij regjimi. Pas veprimeve të diskutueshme të kabinetit të Netanyahut, përçarja politike në regjimin sionist është bërë aq e rëndë sa që lufta e Gazës nuk ka mundur të bashkojë liderët e këtij regjimi. Me vazhdimin e operacionit të stuhisë Al-Aksa dhe vazhdimin e fitoreve të luftëtarëve të rezistencës në betejën kundër regjimit sionist, ushtria izraelite, e cila është e dëshpëruar nga përballja me luftëtarët palestinezë, ende nuk ka mundur të lirojë sionistët e burgosur që mbahen nga lëvizja Hamas.