Vriten dy komando izraelite në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151400-vriten_dy_komando_izraelite_në_gaza
Ushtria e regjimit pushtues sionist ka pranuar se janë vrarë dhe plagosur disa komando dhe ushtarë të këtij regjimi gjatë sulmit tokësor kundër Rripit të Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2023 15:04 Europe/Tirane
  • Vriten dy komando izraelite në Gaza

Ushtria e regjimit pushtues sionist ka pranuar se janë vrarë dhe plagosur disa komando dhe ushtarë të këtij regjimi gjatë sulmit tokësor kundër Rripit të Gazës.

Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi se mediat izraelite duke cituar ushtrinë sioniste, kanë raportuar për vrasjen e 2 forcave komando të këtij regjimi, të quajtur Yessakher Netan dhe Itai Shuham, gjatë sulmit në Rripin e Gazës dhe gjatë luftimeve me forcat e rezistencës palestineze në veri të Rripit të Gazës.

Mediat izraelite shtuan se një nga pjesëtarët e njësisë “Okets” gjithashtu është plagosur rëndë gjatë përleshjeve të djeshme në Rripin e Gazës dhe gjendja e tij është kritike.

Më herët, burime lokale kishin bërë të ditur se po vazhdojnë përleshje të ashpra mes forcave palestineze të rezistencës dhe forcave pushtuese sioniste, të cilët po tentojnë të avancojnë në akset veriperëndimore të qytetit të Gazës.

Gjithashtu, burimet informative kanë raportuar për luftime të ashpra mes forcave të rezistencës palestineze dhe agresorëve sionistë në zonën Tel Al-Hawa, që ndodhet në jugperëndim të qytetit të Gazës.

Mbrëmë, forcat palestineze të rezistencës shpërthyen një numër të madh bombash dhe granatash në rrugën e pushtuesve sionistë që planifikonin të hynin në veriperëndim të qytetit të Gazës.

Dje, kanali televiziv Al Jazeera njoftoi se analiza e imazheve satelitore tregoi se numri i automjeteve të blinduara, përfshirë tanket, transportuesit e personelit dhe buldozerët ushtarakë të regjimit pushtues sionist në veriperëndim të Rripit të Gazës, nga 383 që ishte më 3 nëntor, është reduktuar në 295 më 8 nëntor.