Spitali Shifa është kthyer në varreza
Duke iu referuar situatës kritike në rajon, drejtori i spitalit Shifa në qytetin e Gazës deklaroi: "Spitali Shifa është kthyer në një varrezë të vërtetë".
Që nga fillimi i sulmeve të saj ajrore, artilerie dhe detare kundër Rripit të Gazës, ushtria e regjikmit pushtues sionist ka vënë në shënjestër spitale dhe qendra të ndryshme mjekësore dhe trajtimi brenda dhe përreth këtij rajoni.
Sulmet kundër autoambulancave para spitaleve dhe gjatë transportit të të plagosurve dhe sulmet kundër ekipeve të shpëtimit janë krime të tjera të këtij regjimi të kryera ndaj shëndetësisë palestineze.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se drejtori i Kompleksit Mjekësor Al-Shifa në Gaza tha: "Pasi trupat e pa jetë të të vrarëve filluan të prishen brenda spitalit dhe për shkak të sulmeve izraelite, nuk u lejuam t'i transferojmë ato, ne u desh t'i varrosnim të vrarët brenda spitalit".
Drejtuesi i spitalit Shifa, duke treguar se disa raste urgjente i kemi operuar pa anestezi dhe oksigjen, sqaroi: "Disa persona të plagosur vdesin brenda spitalit. Kushdo që ndodhet brenda spitalit apo ambienteve të tij do të qëllohet nga ushtarët izraelitë".
Ky zyrtar i spitalit theksoi se ka shumë shqetësime për vdekjen e një numri të madh të fëmijëve dhe të plagosurve në spital dhe kërkoi transferimin e pacientëve nga spitali në një vend të sigurt.
Më herët, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se gjeneratori i vetëm i spitalit Al Amal në Khan Junis është ndalur, gjë që kërcënon jetën e 90 pacientëve dhe 9000 personave të zhvendosur.