9 sionistë janë vrarë në 24 orët e fundit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151484-9_sionistë_janë_vrarë_në_24_orët_e_fundit
Brigadat Izzedin al-Qassam, dega ushtarake e lëvizjes Hamas, njoftoi vdekjen e 9 sionistëve në 24 orët e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2023 05:22 Europe/Tirane
  • 9 sionistë janë vrarë në 24 orët e fundit

Brigadat Izzedin al-Qassam, dega ushtarake e lëvizjes Hamas, njoftoi vdekjen e 9 sionistëve në 24 orët e fundit.

Sipas IRNA, Brigadat Ezzeddin Al-Qassam njoftuan: Forcat e rezistencës kanë shkatërruar plotësisht 22 transportues të personelit sionist që po përpiqeshin të depërtonin në Rripin e Gazës. Batalionet al-Qassam shënjestruan edhe vendin e  grumbullimit të forcave pushtuese në aksin jugor të qytetit të Gazës me sistemin raketor “Rajum”. Burimet e lajmeve gjithashtu raportuan një konflikt të ashpër midis luftëtarëve të rezistencës dhe ushtrisë së regjimit pushtues pranë Universitetit Privat Kods, në perëndim të rrugës Al-Nasr në Gaza. Batalionet Al-Qassam me mortaja të kalibrit të rëndë shënjestruan edhe vendin e grumbullimit të ushtarëve sionistë në Beit Hanoun. Operacioni “Stuhia Al-Aksa” i rezistencës palestineze ka hyrë në ditën e 39-të, ndërkohë që regjimi sionist në sulmet e tij në Rripin e Gazës, përveç grave dhe fëmijëve dhe kryerjes së krimeve të luftës, sulmon edhe spitalet dhe parandalon që karburantet të hyjnë në Rripin e Gazës. Kjo ka sjellë dështimin e gjeneratorëve të spitalit dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.