Forcat pushtuese sioniste sulmuan spitalin Shifa
Krimet e regjimit sionist kundër Gazës dhe popullit të shtypur palestinez vazhdojnë në mënyrën më të keqe të mundshme dhe sulmet e forcave pushtuese sioniste janë shtrirë edhe në korridoret e spitalit Shifa.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, në vazhdim të krimeve të regjimit sionist kundër popullit të shtypur dhe të pambrojtur të Gazës, forcat e këtij regjimi fëmijë-vrasës sulmuan Spitalin Al-Shifa. Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist në një bisedë për CNN pretendoi se sulmet e regjimit kanë në shënjestër kompleksin Shifa të Hamasit dhe ka gjasa që atje të gjenden një numër pengjesh. Kjo përkundër faktit se asnjë forcë ushtarake palestineze nuk ishte e pranishme në spital.

Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se dhjetëra ushtarë sionistë kanë hyrë në godinën e urgjencës të kompleksit Shifa dhe tanket pushtuese janë të pranishme në zonën e kompleksit mjekësor. Lëvizja Xhihadi Islamik deklaroi: Pushtuesit nuk janë në gjendje t'i arrijnë qëllimet e tyre ushtarake në Gaza, kështu që ata po shtypin civilët dhe pacientët në spitalin al-Shifa, ndërsa Amerika është partnere në krimet që pushtuesit po e bëjnë tani duke sulmuar spitalin në fjalë. Drejtori i përgjithshëm i zyrës së mediave të qeverisë në Gaza shkroi: Dhjetëra dëshmorë dhe të plagosur ndodhen në oborrin e spitalit al-Shifa, ndërkohë që rruga për në spital është tepër e rrezikshme për shkak të snajperëve izraelitë. Raportet jozyrtare gjithashtu thonë se një numër i banorëve të Gazës janë vrarë nga snajperët sionistë në zonën e spitalit Shifa. Tanket dhe forcat izraelite kanë hyrë në spitalin Shefa dhe të gjitha hyrjet dhe daljet janë bllokuar. Forcat e rezistencës së Hamasit gjithashtu njoftuan se ata e konsiderojnë regjimin pushtues sionist dhe qeverinë Biden të Amerikës përgjegjëse për sulmin e ushtrisë sioniste në kompleksin Shifa.