Lufta e Gazës; Vazhdojnë shkatërrimet, vrasjet dhe shpërnguljet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151492-lufta_e_gazës_vazhdojnë_shkatërrimet_vrasjet_dhe_shpërnguljet
Sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës kanë hyrë në ditën e tyre të 40-të dhe përveç martirizimit dhe shtypjen e vazhdueshme të palestinezëve, edhe refugjatët e luftës po përjetojnë një jetë të vështirë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2023 05:23 Europe/Tirane
  • Lufta e Gazës; Vazhdojnë shkatërrimet, vrasjet dhe shpërnguljet

Sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës kanë hyrë në ditën e tyre të 40-të dhe përveç martirizimit dhe shtypjen e vazhdueshme të palestinezëve, edhe refugjatët e luftës po përjetojnë një jetë të vështirë.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, palestinezët që i mbijetuan sulmeve barbare të regjimit sionist në Rripin e Gazës po jetojnë në tenda në motin me shi këto ditë.

 

Këto tenda janë ngritur në vende pothuajse të sigurta dhe në oborret e spitaleve të Gazës, por këto zona janë vënë në shënjestër të sulmeve të regjimit sionist ndërkohë që shiu i vjeshtës e ka bërë të vështirë jetën për banorët e Gazës. Shkatërrimi, vrasja, ndërprerja e shërbimeve në spitalet e Gazës, banimi në tenda dhe zhvendosja për shkak të sulmeve brutale të regjimit sionist, vazhdojnë akoma dhe komuniteti ndërkombëtar nuk është në gjendje të vendosë një armëpushim në Gaza. Pavarësisht krimeve të kryera nga regjimi sionist në Gaza, populli i shtypur palestinez po mbron me durim të drejtat dhe idealet e tij dhe po lufton kundër pushtimit dhe skena e sotme në Gaza është një hallkë për institucionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.