Lufta në Gaza, vazhdon shkatërrimi, vrasja dhe shpërngulja me dhunë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151506-lufta_në_gaza_vazhdon_shkatërrimi_vrasja_dhe_shpërngulja_me_dhunë
Sulmet e regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës kanë hyrë në ditën e tyre të 40-të dhe përveç vrasjes, masakrimit dhe plagosjes së vazhdueshme të civilëve palestinezë, edhe refugjatët e luftës po përjetojnë një jetë shumë të vështirë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2023 11:41 Europe/Tirane
  • Lufta në Gaza, vazhdon shkatërrimi, vrasja dhe shpërngulja me dhunë

Sulmet e regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës kanë hyrë në ditën e tyre të 40-të dhe përveç vrasjes, masakrimit dhe plagosjes së vazhdueshme të civilëve palestinezë, edhe refugjatët e luftës po përjetojnë një jetë shumë të vështirë.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se palestinezët që i mbijetuan sulmeve barbare të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, aktualisht po jetojnë nën tenda në motin me shi këto ditë.

Këto vendstrehime janë krijuar në vende të cilat duhet të konsiderohen të sigurta dhe në oborret e spitaleve të Rripit të Gazës, por edhe këto zona janë shndërruar në shënjestër të sulmeve të regjimit sionist dhe shiu i vjeshtës ka vështirësuar edhe jetën për banorët e Rripit të Gazës.

Shkatërrimi, vrasja, ndërprerja e shërbimeve në spitalet e Rripit të Gazës, banimi në tenda dhe zhvendosja nën hijen e sulmeve brutale të regjimit sionist vazhdojnë ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar nuk është në gjendje të vendosë një armëpushim në Rripin e Gazës.

Pavarësisht krimeve të kryera nga regjimi sionist kundër Rripit të Gazës, populli i shtypur palestinez i këtij rajoni po mbron me durim të drejtat dhe idealet e tij dhe po lufton kundër okupimit dhe skena e sotme në Rripin e Gazës është një turp i madh për institucionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.