Rritet numri i ushtarëve të vrarë sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151542-rritet_numri_i_ushtarëve_të_vrarë_sionistë
Ka shkuar në 49 numri i ushtarëve të vrarë të ushtrisë së regjimit pushtues sionist me publikimin e emrave të 2 oficerëve të vrarë në luftimet e djeshme në Rripin e Gazës, ndërsa u plagosën edhe 4 ushtarë të tjerë sionistë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 15, 2023 16:48 Europe/Tirane
  • Rritet numri i ushtarëve të vrarë sionistë

Ka shkuar në 49 numri i ushtarëve të vrarë të ushtrisë së regjimit pushtues sionist me publikimin e emrave të 2 oficerëve të vrarë në luftimet e djeshme në Rripin e Gazës, ndërsa u plagosën edhe 4 ushtarë të tjerë sionistë.

Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi se ushtria e regjimit pushtues sionistë njoftuan mëngjesin e sotëm të mërkurën, më 15 nëntor se dy oficerë izraelitë me gradën kapiten u vranë dhe 4 ushtarë të tjerë sionistë u plagosën rëndë gjatë luftimeve të orëve të fundit në veri të Rripit të Gazës.

Sipas deklaratës së ushtrisë sioniste, këta dy oficerë të vrarë janë zëvendëskomandant i një toge në batalionin 9217 të brigadës "Al-Naqab" dhe zëvendëskomandant i një toge të batalionit "Shakid".

Gazetari i Al-Mayadeen raportoi për këtë, rezistenca palestineze po lufton kundër forcave pushtuese izraelite në më shumë se një aks në Gaza dhe është duke përgatitur më shumë ushtarë dhe automjete.

Sipas statistikave të Tel Avivit, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në betejat tokësore në Rripin e Gazës ka arritur në 49 persona dhe që nga 7 tetori janë vrarë 368 ushtarë izraelitë dhe 59 policë izraelitë.

Të premten, më 10 nëntor, gazeta izraelite "Yedioth Aharonoth" botoi një raport dhe njoftoi: "Që nga fillimi i luftës me Hamasin, rreth 10.000 raketa, të shtëna dhe dhjetëra dronë janë dërguar në Izrael nga Rripi i Gazës, Libani, Siria dhe Jemeni”.

Në pjesën e fundit të raportit të "Yedioth Aharonoth" u përmend: "Vlerësimet tregojnë se ushtria izraelite do të humbasë rreth 400 ushtarë të tjerë nëse zgjerohet lufta dhe vazhdon operacionet tokësore në Gaza".

Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamasit, gjithashtu theksoi në këtë drejtim, sipas informacioneve dhe vëzhgimeve në terren të forcave Al-Kasam, të vrarët në radhët e forcave pushtuese sioniste janë shumë më të larta se sa deklaron Tel Avivi. Statistikat e vërteta do t'i tronditin të gjithë.