Sionistët protestojnë dhe kërkojnë lirimin e të burgosurve në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151564-sionistët_protestojnë_dhe_kërkojnë_lirimin_e_të_burgosurve_në_gaza
Mijëra banorë të territoreve të pushtuara zhvilluan një demonstratë në Tel Aviv, duke kërkuar lirimin e të burgosurve sionistë në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 16, 2023 06:09 Europe/Tirane
  • Sionistët protestojnë dhe kërkojnë lirimin e të burgosurve në Gaza

Mijëra banorë të territoreve të pushtuara zhvilluan një demonstratë në Tel Aviv, duke kërkuar lirimin e të burgosurve sionistë në Rripin e Gazës.


Sipas Reuters, familjet e të burgosurve sionistë mbajtën një tubim proteste në Tel Aviv dhe i kërkuan regjimit sionist të arrijë një marrëveshje me Hamasin për të kthyer të dashurit e tyre në shtëpi. Protestuesit sionistë besojnë se qeveria izraelite nuk po bën asgjë. Hamasi të hënën njoftoi se është gati të lirojë 70 gra dhe fëmijë në këmbim të një armëpushimi pesë-ditor dhe lirimin e 275 grave dhe fëmijëve palestinezë të burgosur në burgjet izraelite. Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, në një bisedë me NBC News, kërkoi lirimin e të gjithë pengjeve në këmbim të armëpushimit. Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden tha: Lirimi i pengjeve nga Gaza është një nga çështjet për të cilat po interesohet Katari.   Ai shtoi:   Ne duhet të shohim një armëpushim humanitar për një kohë të mjaftueshme për të liruar pengjet në Gaza. Në këto fjalë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk përmendi të burgosurit palestinezë të mbajtur nga regjimi sionist.