Hamasi: Ne prisnim inskenime të  pushtuesit sionist në spitalin Shifa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151566-hamasi_ne_prisnim_inskenime_të_pushtuesit_sionist_në_spitalin_shifa
Një anëtar i lartë i Hamasit për pretendimin e regjimit sionist se në Spitalin Shifa u zbuluan disa armë tha: Në këtë spital ne prisnim inskenime të tilla nga regjimi pushtues.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 16, 2023 06:09 Europe/Tirane
  • Hamasi: Ne prisnim inskenime të  pushtuesit sionist në spitalin Shifa

Një anëtar i lartë i Hamasit për pretendimin e regjimit sionist se në Spitalin Shifa u zbuluan disa armë tha: Në këtë spital ne prisnim inskenime të tilla nga regjimi pushtues.

Zyrtarët e regjimit sionist pretendojnë se forcat palestineze të rezistencës përdorin spitalin Shifa si selinë e tyre dhe si një vend për ruajtjen e armëve dhe të burgosurve sionistë. Mediat në gjuhën hebraike publikuan edhe pamje të një çarje në tokë pranë spitalit Shafa, duke pretenduar se kjo çarje tregon ekzistencën e selisë nëntokësore të Hamasit, por më vonë rezultoi se kjo çarje kishte lidhje me bodrumin e ventilimit  të spitalit.  Sipas Al Jazeera, Bassem Naim, një anëtar i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), deklaroi se pretendimet e armikut sionist për spitalin Shifa janë qesharake. Ne mendojmë se armiku sionist do të tentojë të vendosë armë brenda spitalit, pasi dokumentet që kanë paraqitur pushtuesit janë qesharake dhe pa vlerë. Duke iu referuar faktit se armiku sionist nuk arriti të provojë pretendimet e tij, ky anëtar i lartë i Hamasit tha: Qëllimi i regjimit sionist është të ushtrojë presion mbi spitalet dhe personelin mjekësor dhe të zhvendosë palestinezët. Nga ana tjetër, Mohammad Al-Hindi, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik në Palestinë, tha:   Pretendimet e pushtuesve të Kodsit për ekzistencën e armëve në spitalin Shifa janë të rreme dhe dokumentet apo faktet që armiku ka paraqitur për spitalin Shifa nuk kanë vlerë dhe besueshmëri.