Vriten 3 ushtarë sionistë në Gaza
Burimet izraelite të lajmeve pranuan se tre oficerë dhe ushtarë të tjerë të regjimit sionist janë vrarë në vazhdimin e operacioneve ushtarake sioniste në Gaza.
Kanali 12 i regjimit sionist raportoi se tre oficerë dhe ushtarë sionist u vranë sot gjatë operacionit tokësor të ushtrisë izraelite brenda Gazës.
Ushtria e regjimit pushtues të Kudsit bëri të ditur se 2 oficerë izraelitë me gradën kapiten dhe një ushtar janë vrarë si dhe 4 ushtarë të tjerë sionistë janë plagosur rëndë gjatë betejave të orëve të fundit në veri të Rripit të Gazës.
Sipas statistikave të Tel Avivit, 52 ushtarë izraelitë janë vrarë që nga fillimi i operacionit tokësor sionist në Gaza. Në total, që nga fillimi i operacionit Stuhia Al-Aksa më 7 tetor, janë vrarë 371 personel ushtarak izraelit, 59 efektivë policie dhe 10 anëtarë të Shabak.
Gazeta hebraike "Yediot Ahronot" botoi një raport duke thënë: "Që nga fillimi i luftës me Hamasin, janë lëshuar rreth 10,000 raketa dhe dhjetëra dronë janë dërguar në Izrael nga Gaza, Libani, Siria dhe Jemeni”.
Në pjesën e fundit të raportit të Yediot Ahronot thuhet: "Vlerësimet tregojnë se ushtria izraelite do të humbasë rreth 400 ushtarë të tjerë nëse vazhdon operacionet tokësore në Gaza".