Pushtuesit sulmojnë spitalin e Jeninit dhe arrestojnë dy punonjës të tij
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151602-pushtuesit_sulmojnë_spitalin_e_jeninit_dhe_arrestojnë_dy_punonjës_të_tij
Mediat palestineze raportuan se forcat e ushtrisë okupatore sioniste kërkuan evakuimin e menjëhershëm të spitalit Ibn Sina në qytetin e Jeninit dhe arrestuan dy punonjës të tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2023 07:29 Europe/Tirane
  • Pushtuesit sulmojnë spitalin e Jeninit dhe arrestojnë dy punonjës të tij

Mediat palestineze raportuan se forcat e ushtrisë okupatore sioniste kërkuan evakuimin e menjëhershëm të spitalit Ibn Sina në qytetin e Jeninit dhe arrestuan dy punonjës të tij.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve “Wafa”, burime vendase theksuan se forcat e regjimit sionist prej disa orësh kanë rrethuar këtë spital nga të gjitha anët dhe po kontrollojnë ambulancat, si dhe kanë bërë thirrje me altoparlantë për evakuimin e spitalit. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Palestinës, Dr. Wissam Sabihat, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi se forcat e regjimit sionist kanë rrethuar Spitalin Ibn Sina dhe spitalin shtetëror Jenin dhe po parandalojnë që ambulancat dhe madje edhe të sëmurit që të shkojnë në spital.   Duke pretenduar praninë e tuneleve të Hamasit nën spitale, veçanërisht spitalin Al-Shifa, pushtuesit bombarduan spitalin dhe e rrethuan atë. Po ashtu, punëtorët shëndetësorë të spitalit indonezian thonë se u është dashur të ndërpresin plotësisht aktivitetin e tyre dhe shkak për këtë është mungesa e madhe e burimeve. Drejtori i spitalit indonezian Atef Al-Klot thotë se reparte të ndryshme të këtij spitali nuk mund të kryejnë më punën e tyre.   Një lajm tjetër është se si pasojë e bombardimeve të kampit të Jeninit në Bregun Perëndimor nga regjimi sionist, dy palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe një disa të tjerë janë plagosur. Forcat e ushtrisë pushtuese sulmuan qytetin dhe kampin e Jeninit nga disa drejtime, mbyllën të gjitha hyrjet, shkatërruan disa rrugë me buldozerë dhe arrestuan shtatë qytetarë, si dhe hodhën në erë infrastrukturën në disa zona të qytetit dhe kampit.