Pushtuesit sulmojnë spitalin e Jeninit dhe arrestojnë dy punonjës të tij
Mediat palestineze raportuan se forcat e ushtrisë okupatore sioniste kërkuan evakuimin e menjëhershëm të spitalit Ibn Sina në qytetin e Jeninit dhe arrestuan dy punonjës të tij.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve “Wafa”, burime vendase theksuan se forcat e regjimit sionist prej disa orësh kanë rrethuar këtë spital nga të gjitha anët dhe po kontrollojnë ambulancat, si dhe kanë bërë thirrje me altoparlantë për evakuimin e spitalit. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Palestinës, Dr. Wissam Sabihat, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi se forcat e regjimit sionist kanë rrethuar Spitalin Ibn Sina dhe spitalin shtetëror Jenin dhe po parandalojnë që ambulancat dhe madje edhe të sëmurit që të shkojnë në spital. Duke pretenduar praninë e tuneleve të Hamasit nën spitale, veçanërisht spitalin Al-Shifa, pushtuesit bombarduan spitalin dhe e rrethuan atë. Po ashtu, punëtorët shëndetësorë të spitalit indonezian thonë se u është dashur të ndërpresin plotësisht aktivitetin e tyre dhe shkak për këtë është mungesa e madhe e burimeve. Drejtori i spitalit indonezian Atef Al-Klot thotë se reparte të ndryshme të këtij spitali nuk mund të kryejnë më punën e tyre. Një lajm tjetër është se si pasojë e bombardimeve të kampit të Jeninit në Bregun Perëndimor nga regjimi sionist, dy palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe një disa të tjerë janë plagosur. Forcat e ushtrisë pushtuese sulmuan qytetin dhe kampin e Jeninit nga disa drejtime, mbyllën të gjitha hyrjet, shkatërruan disa rrugë me buldozerë dhe arrestuan shtatë qytetarë, si dhe hodhën në erë infrastrukturën në disa zona të qytetit dhe kampit.