Regjimi sionist bombardoi spitalin indonezian në veri të Gazës
Në ditën e 43-të të operacionit të stuhisë Al-Aksa, regjimi sionist vazhdon të vrasë palestinezët dhe të bombardojë zonat e banuara dhe spitalet.
Avionët e regjimit sionist mëngjesin e sotëm kanë vënë në shënjestër zona të ndryshme të Gazës, gjë që rezultoi në martirizimin e dhjetëra palestinezëve, përfshirë 28 persona në Khan Yunis. Avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjithashtu një xhami në qendër të Gazës dhe rreth spitalit të Indonezisë dhe kampit Jabalia në veri të Gazës. Që nga mbrëmja e djeshme dhe mëngjesi i sotëm (e shtunë), regjimi sionist ka kryer sulme ajrore në ambientet e spitalit indonezian në veri të Gazës. Gjithashtu, mëngjesin e sotëm, pas sulmit në kampin Balata në lindje të Nablusit në Bregun Perëndimor të Palestinës, ata kanë shënjestruar me dronë selinë e lëvizjes Fatah, gjatë të cilit ranë dëshmorë 5 palestinezë. Në sulmet ajrore të regjimit sionist në zonën al-Zahra në Gaza, shefi i spitalit Al-Wafa së bashku me një numër mjekësh të tjerë të spitalit ranë dëshmor. Sipas statistikave të fundit të shpallura nga Gaza, numri i dëshmorëve në Gaza që nga fillimi i agresionit të regjimit sionist në këtë zonë ka arritur në 12 mijë persona, mes të cilëve 5 mijë fëmijë dhe 3 mijë e 300 gra. 3 mijë e 750 persona gjithashtu kanë ngecur nën rrënoja gjatë sulmeve të regjimit sionist në Gaza.