Uji, lufta e regjimit sionist kundër popullit të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151632-uji_lufta_e_regjimit_sionist_kundër_popullit_të_gazës
Raportuesi special i OKB-së i kërkoi regjimit sionist që të mos përdorë ujin si "armë lufte" kundër popullit të pambrojtur të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2023 07:04 Europe/Tirane
  • Uji, lufta e regjimit sionist kundër popullit të Gazës

Raportuesi special i OKB-së i kërkoi regjimit sionist që të mos përdorë ujin si "armë lufte" kundër popullit të pambrojtur të Gazës.

Në një deklaratë, Pedro Arrojo Agudo bëri thirrje për t'i dhënë fund përdorimit të ujit si armë lufte nga regjimi sionist. Në këtë deklaratë, Pedro Arroyo Agudo e ka përshkruar veprimin e regjimit sionist në privimin e banorëve të Gazës nga uji i pijshëm, si një "shkelje e rëndë e ligjeve ndërkombëtare". Ai gjithashtu i tha regjimit sionist se parandalimi i qëllimshëm i hyrjes së burimeve të nevojshme për furnizimin me ujë të pastër në Rripin e Gazës është një shkelje e të drejtave të njeriut. Sipas zyrtarëve të OKB-së, afërsisht 70 për qind e banorëve të Gazës pinë ujë "të kripur dhe të kontaminuar". Ujërat e zeza në disa zona gjithashtu shpërndahen nëpër rrugë dhe OKB-ja nuk mund të trajtojë mbetjet për shkak të mungesës së karburantit.