Ministria e Shëndetësisë palestineze: Gjendja e spitalit Shifa është katastrofike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151634-ministria_e_shëndetësisë_palestineze_gjendja_e_spitalit_shifa_është_katastrofike
Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza tha: "Situata në kompleksin spitalor Shifa është katastrofike dhe se ky spital nuk ka mjaftueshëm ilaçe për të kuruar pacientët".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2023 07:04 Europe/Tirane
  • Ministria e Shëndetësisë palestineze: Gjendja e spitalit Shifa është katastrofike

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza tha: "Situata në kompleksin spitalor Shifa është katastrofike dhe se ky spital nuk ka mjaftueshëm ilaçe për të kuruar pacientët".

Ashraf al-Qadara në Gaza deklaroi se pacientët e kompleksit Shifa janë të uritur dhe shtoi: “Për më shumë se një javë në këtë kompleks nuk ka hyrë aspak ushqim apo ujë”. Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza tha:  Në kompleksin Shifa kanë rënë dëshmorë 51 pacientë, katër prej tyre foshnja. Duke iu referuar faktit se 1500 persona pjestarë të stafit mjekësor, qindra pacientë dhe 7000 persona të zhvendosur po përballen me rrezikun e vdekjes në kompleksin spitalor Shifa, Al-Qadara theksoi: Forcat pushtuese të Kodsit shkatërruan infrastrukturën e kompleksit Shifa, puset e ujit dhe rrjetin e oksigjenit. Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza kërkoi kalim të sigurt për pajisjet mjekësore, ushqimin dhe karburantin të spitalit dhe theksoi: Nëse situata vazhdon kështu, numri i dëshmorëve do të dyfishohet.