Brigadat Al-Kasam: U kemi shkaktuar humbje të mëdha pushtuesve sionistë
Zëdhënësi i Brigadave Al-Kasam, degë ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), ka njoftuar se forcat e kësaj lëvizje u kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese sioniste.
Më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion befasues të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Rripi i Gazës kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist, ndërkohë që regjimi pushtues izraelite me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumicës së shteteve perëndimore, mori masa për të kundërpërgjigjur dhe kompensuar disfatën e vet dhe për të ndalur operacionet e grupeve të rezistencës palestineze duke bombarduar qendrat mjekësore dhe shtëpitë e banimit dhe duke vrarë e masakruar fëmijë, gra dhe persona të moshuar.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Abu Obejdah, zëdhënësi i Brigadave Al-Kasam, dega ushtarake e Hamasit, tha: “Luftëtarët e rezistencës palestineze kanë arritur të shkatërrojnë 62 automjete ushtarake të regjimit pushtues sionist në 4 ditët e fundit”.
Abu Obejdah shtoi: "Luftëtarët e rezistencës vranë nëntë ushtarë izraelitë në Bejt Hanoun dhe shkatërruan dy nga automjetet e tyre të blinduara. Forcat e këtyre brigadave janë përgatitur për një mbrojtje të gjatë dhe do të shkatërrojnë pushtuesit sionistë në çdo kohë".
Ebu Obejdah theksoi: "Hyrja e ushtarëve sionistë në spitalin al-Shifa është një skandal për komunitetin ndërkombëtar".
Ky zyrtar palestinez u tha qytetarëve të armikut sionist: "Herët a vonë, numri i saktë i ushtarëve të vrarë do t'ju arrijë juve nga rezistenca palestineze, numri i të vrarëve tuaj është përtej imagjinatës tuaj".
Ndërkohë Daniel Hegari, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit pushtues sionist, ka bërë të ditur gjithashtu se numri i forcave ushtarake të vrara në sulmet e rezistencës palestineze që nga fillimi i operacionit Stuhia Al-Aksa ka arritur në 372 persona.