Masakra në shkollën al-Fakhura në Gaza
Avionët luftarak të regjimit pushtues të Kodsit të shtunën pasdite bombarduan shkollën Al-Fakhura në kampin Jabalia në veri të Gazës.
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se numri i dëshmorëve të masakrës së regjimit sionist në “Al-Fakhura” në perëndim të Jabalia u rrit në të paktën 200 martirë. Kjo shkollë është e lidhur me Kombet e Bashkuara (UNRWA) dhe strehon refugjatë, shumica e të cilëve janë fëmijë. Një zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë së Gazës njoftoi: 32 anëtarë të një familjeje kanë rënë dëshmorë gjatë sulmit ajror të regjimit sionist në kampin Jabalia, mes tyre 19 fëmijë. Në të njëjtën kohë me këtë shkollë është bombarduar edhe shkolla “Tal al-Zaatar”. Agjencia e ndihmës UNRWA në një deklaratë tha se për cdo ditë e informon Izraelin për shkollat dhe qendrat e refugjatëve, për të shmangur sulmet. Pas këtij krimi, lëvizja Hamas në një deklaratë tha se vrasja në shkollën Al-Fakhura ishte një vazhdimësi e qindra masakrave ndaj palestinezëve që bëhet me dritën jeshile të qeverisë amerikane. Ministria e Punëve të Jashtme të Autoritetit Palestinez, në reagim ndaj bombardimit të shkollës Al-Fakhura, tha se ky sulm barbar dëshmon se regjimi pushtues u ka shpallur luftë civilëve palestinezë. Përveç kësaj, lagjet Sabra, Zaytoun dhe Tel El-Havi gjithashtu u bombarduan rëndë nga ushtria sioniste dhe këto zona dëshmuan përleshje midis rezistencës dhe ushtarëve të ushtrisë okupatore sioniste. Sulmet brutale të ushtrisë izraelite në Gaza kanë hyrë në ditën e tyre të 43-të, ndërsa sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, që nga 7 tetori, rreth 12 mijë, mes të cilëve më shumë se 5,000 fëmijë dhe 3,300 gra, janë martirizuar dhe më shumë se 29,000 persona të tjerë u plagosën.