Hamas: Netanjahu po pengon shkëmbimin e robërve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151712-hamas_netanjahu_po_pengon_shkëmbimin_e_robërve
Këshilltari i shefit të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) tha se kryeministri i regjimit sionist po pengon shkëmbimin e personave të kapur rob.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 19, 2023 14:00 Europe/Tirane
  • Hamas: Netanjahu po pengon shkëmbimin e robërve

Këshilltari i shefit të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) tha se kryeministri i regjimit sionist po pengon shkëmbimin e personave të kapur rob.

Netanjahu në një konferencë për shtyp të shtunën pretendoi se regjimi sionist nuk do të ndalojë asnjë përpjekje për të vrarë liderët dhe anëtarët e Hamasit brenda dhe jashtë Palestinës dhe se shkëmbimi i të burgosurve do të bëhet së shpejti.

Yoav Gallant, ministri i luftës i regjimit sionist, pretendoi gjithashtu se Hamasi kupton vetëm gjuhën e forcës. "Unë kam rekomanduar që për realizimin e qëllimit tonë që është shkatërrimi i Hamas dhe kthimi i personave të kapur rob, të ndërmerret çdo veprim",- theksoi ai.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Tahir al-Nunu të dielën në një intervistë për kanalin televiziv Al-Jazeera, deklaroi se kryeministri i regjimit sionist po i mashtron sionistët. “Beniamin Netanjahu po humb kohën dhe nuk dëshiron të shkëmbejë të burgosurit. Netanjahu përmes operacioneve tokësore, nuk mund të çlirojë as edhe një ushtar të vetëm izraelit të kapur rob",-, tha El-Nunu.

Ky anëtar i lartë i Hamasit sqaroi se "kërcënimet e pushtuesve sionist nuk i trembin liderët e Hamasit dhe këto kërcënime janë shenjë e humbjes së armikut".

Këshilltari i kreut të Byrosë Politike të Hamasit tha: "Pushtuesit sionistë kanë deklaruar qëllime të mëdha në sulmin kundër Rripit të Gazës, të cilat nuk janë në gjendje t'i arrijnë".

Al-Nunu shtoi: "Hamasi vazhdon në rrugën e tij dhe rezistenca do të vazhdojë dhe pushtimi do të marrë fund, ndërsa shkatërrimi i Hamasit është një iluzion i parealizueshëm".