Nëntor 19, 2023 18:47 Europe/Tirane
  • Vriten dy gazetarë të tjerë në Rripin e Gazës

Burimet palestineze të lajmeve raportuan për vrasjen e dy gazetarëve të tjerë në Rripin e Gazës.

Sulmet barbare të regjimit sionist në Rripin e Gazës kanë hyrë në ditën e 44-të dhe krimet e këtij regjimi vazhdojnë në vrasjen e fëmijëve, grave dhe civilëve palestinezë. Deri më tani, disa gazetarë janë vrarë gjatë bombardimeve të zonave të ndryshme të Rripit të Gazës.

Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar burime palestineze, njoftoi se dy gazetarë, Sari Mansour dhe Hasouna Salim, janë vrarë në bombardimin e kampit El Berixh nga avionët luftarakë të regjimit sionist, duke e çuar në këtë mënyrë në 52 numrin e gazetarëve të vrarë që nga fillimi i agresionit të regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës.

Nga ana tjetër, Ahmed Xhabril, zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe të Rripit të Gazës, paralajmëroi për mundësinë e urisë dhe përhapjes së sëmundjeve infektive dhe ngjitëse në këtë rajon pas sulmeve ndaj spitaleve dhe qendrave mjekësore nga regjimi sionist në këtë rajon.

Sipas kanalit informativ Al Jazeera, Ahmad Xhibril njoftoi se shkëputja e komunikimit ndërlikon misionin e ekuipazhit dhe ekziston frikë për shtimin e urisë dhe përhapjen e epidemive në Rripin e Gazës. Me motin e ftohtë dhe shiun është shtuar nevoja për materiale për të krijuar temperaturën e përshtatshme dhe për t'iu përshtatur situatës. Gjendja humanitare është më e vështirë dhe tregu vendas është shkatërruar plotësisht.

Xhibrili raportoi se sasia e karburantit që hyn në Gaza është e ulët në krahasim me nevojën.

Numri i personave të zhvendosur në veri është afërsisht dy milionë e gjysmë njerëz, shumica e të cilëve flenë në rrugë. Ndihma për të zhvendosurit po bëhet më e vështirë dhe ekipet e ndihmës janë vazhdimisht të mbingarkuar dhe të rraskapitur.

Tags