Sulmet e Hezbullahut dhe Saraja Al-Kuds kundër sionistëve
Forcat e Hezbullahut të Libanit dhe Brigadat "Saraja Al-Kuds, krahu ushtarak i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, njoftuan se kanë sulmuar bazat sioniste në veri të Rripit të Gazës.
Agjencia e lajmeve Palestine Al-Yeum të hënën njoftoi se brigadat "Saraja Al-Kuds" njoftuan se kanë sulmuar forcat ushtarake sioniste dhe automjetet e tyre ushtarake në zonën "Kullat Sheikh Zajed" në veri të Rripit të Gazës me sulme me mortaja dhe predha të ndryshme.
Ndërkohë edhe Hezbullahu i Libanit njoftoi gjithashtu në një deklaratë se forcat e kësaj lëvizje kanë sulmuar garnizonin sionist "Zabadin" në Fushat Shabaa të vendosura në zonat e pushtuara të Libanit dhe regjimi sionist pësoi humbje të në njerëz në këto sulme.
Në një deklaratë tjetër, Hezbullahu i Libanit njoftoi: "Për të mbështetur popullatën rezistente të Rripit të Gazës, mëngjesin e sotëm në orën 10:30, kemi vënë në shënjestër forcat e këmbësorisë së regjimit pushtues sionist në Tele al-Korantina pranë bazës Hadab Yaroun”.
Më herët, Hezbullahu i Libanit ka njoftuar se në sulmin e fundit ka shënjestruar një qendër tjetër ushtarake të regjimit sionist.
Hezbullahu i Libanit njoftoi në një deklaratë: "Në kuadër të mbështetjes së palëkundur ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe mbështetjes së rezistencës së tij trime dhe fisnike, luftëtarët e rezistencës islame (Hebullahut) në orën tetë të mëngjesit të së hënës, më 20 nëntor, shkatërruan kazermën "Barnit", Qendra komanduese e divizionit 91 të armikut sionist, e cila u godit me raketën e rëndë “Barkan”.
Në të njëjtën kohë, ushtria sioniste njoftoi se në pozicionet ushtarake të këtij regjimi janë hedhur predha dhe mortaja nga jugu i Libanit dhe njoftoi se ushtria ka reaguar ndaj zonave nga janë hedhur mortajat.