Nëntor 22, 2023 19:58 Europe/Tirane
  • Shqetësimi i Amerikës për aksesin e gazetarëve në Gaza pas armëpushimit

Uashingtoni është i shqetësuar për pasojat e padëshiruara të marrëveshjes së armëpushimit, duke përfshirë aksesin më të madh për gazetarët në Gaza dhe raportimin për situatën atje.

Sipas gazetës Politico, që citon zyrtarë të qeverisë amerikane, Uashingtoni është i shqetësuar se armëpushimi do t'u japë gazetarëve akses më të gjerë në Gaza dhe mundësinë për të hedhur më shumë dritë mbi shkatërrimin atje dhe për të kthyer opinionin publik kundër Izraelit.

Sipas këtij raporti, Uashingtoni është i kujdesshëm për përfundimin e punës së Tel Avivit në Gaza.

Pas 47 ditësh lufte në Gaza, mëngjesin e sotëm (e mërkurë), burime të lajmeve njoftuan për një marrëveshje për katër ditë armëpushimi në Gaza.

Armëpushimi do të nisë 24 orë pas shpalljes zyrtare të marrëveshjes.

Lidhur me këtë, Hamasi njoftoi se klauzolat e këtij armëpushimi janë formuar në bazë të këndvështrimit të rezistencës dhe 50 gra dhe fëmijë nga të burgosurit e Hamasit dhe 150 gra e fëmijë palestinezë në burgjet e regjimit sionist do të lirohen brenda katër ditëve.

Që nga fillimi i agresionit, regjimi i Tel Avivit ka vrarë 14,128 palestinezë, duke përfshirë 5,840 fëmijë dhe 3,920 gra, dhe ka plagosur më shumë se 33,000 të tjerë.

Ai ka vendosur gjithashtu një rrethim të plotë në Gaza, duke ndërprerë karburantin, energjinë elektrike, ushqimin dhe ujin për më shumë se dy milionë palestinezë që jetojnë atje.

 

Tags