Roli kyç i Ansarullahut në armëpushimin e Gazës
Zëvendësministri i Jashtëm i Qeverisë së Përkohshme i lidhur me Ansarullah tha: Ju kujtojmë edhe një herë se transporti në Detin e Kuq do të jetë i sigurt për të gjitha anijet, përveç anijeve të regjimit izraelit.
Hossein Al-Azi ka publikuar një mesazh në rrjetin X dhe ka shkruar: “Sigurisht, Sana'a është më e interesuara për sigurinë e transportit detar dhe mbi të gjitha respekton interesat e botës. Kjo është ajo që ne kemi dëshmuar në të kaluarën. Ne ritheksojmë se lundrimi do të jetë i sigurt për të gjitha anijet në Detin e Kuq, me përjashtim të anijeve të regjimit izraelit, derisa të përfundojë agresionin e tij kundër fëmijëve dhe civilëve të pambrojtur në Gazën e shtypur”.
Ky është reagimi i parë që grupi Ansarullah tregoi ndaj raportimeve për rrëmbimin e një anijeje izraelite nga forcat e armatosura në zonën përballë Adenit në Jemenin jugor.
Përveç sulmeve me raketa dhe dronë në territoret e pushtuara, ushtria jemenase ka miratuar një strategji të re për t'u përballur me armikun izraelit.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit ka bërë të ditur se sipas përgjegjësisë fetare, kombëtare dhe morale dhe duke marrë parasysh agresionet e përditshme të regjimit sionist dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rripin e Gazës dhe vrasjen e popullit palestinez, si dhe për të përmbushur kërkesat të kombit jemenas dhe të të gjitha kombeve të lira të botës, do të sulmohet çdo anije që ka karakteristikat e mëposhtme:
1. Anije me flamurin e regjimit sionist;
2. Anije të operuara nga kompani izraelite;
3. Anije në pronësi të kompanive izraelite.
Ushtria jemenase u kërkoi gjithashtu të gjitha vendeve të botës që të largojnë qytetarët e tyre që punojnë si ekuipazh në këto anije, të përmbahen nga ndërveprimi ose ngarkimi i këtyre anijeve dhe të informojnë anijet e tyre që të qëndrojnë larg anijeve izraelite.
Këto ditë, kur ka armëpushim në Gaza, Deti i Kuq është kthyer në frontin kryesor të grupeve të rezistencës kundër regjimit sionist dhe në aksionin e fundit të Ansarullahut të Jemenit në mbështetje të popullit të Gazës, ata kapën anijen e tretë që i përket Izraelit.
Pas kapjes së dy anijeve tregtare izraelite javën e kaluar, jemenasit kapën të dielën anijen e tretë izraelite. Lajmi për sekuestrimin e anijes së tretë izraelite në brigjet e Jemenit ishte një tjetër tronditje që u erdhi sionistëve sepse kriza e kapjes së anijeve izraelite praktikisht do të shkatërrojë ekonominë e lëkundur të regjimit sionist.
Ndalimi i lëvizjes së anijeve tregtare dhe jotregtare të regjimit pushtues sionist në Detin e Kuq e ka bërë ekonominë e regjimit sionist më të brishtë se më parë.
Anijet tregtare që transportonin mallra për kompanitë në Izrael ndaluan udhëtimin e tyre përpara se të arrinin në Bab al-Mandab dhe u kthyen në portet nga u nisën.
Giora Eiland, ish-kreu i Këshillit të Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, tha të dielën se Jemeni është një kërcënim strategjik për Izraelin. Në deklaratën e tij në kanalin 12 televiziv sionist, Eiland tha: “Problemi ynë me jemenasit lidhet me pozicionin e tyre gjeografik në Ngushticën e Detit të Kuq dhe në pjesën jugore të tij, dhe ky problem është më shumë se çështja e raketave në këtë vend. Problemi më i madh do të vijë kur jemenasit duan të kapin çdo anije izraelite, kështu që si mund të sigurohet trafiku detar për portin Eilat?"
Që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës, autoritetet sioniste kanë jetuar në makthin e hapjes së fronteve të rezistencës në rajon, por ky makth tani ka ndodhur në botën reale dhe në rajon nuk ka vende të sigurta për pushtuesit.
Duke marrë parasysh se autoritetet sioniste kanë kërcënuar se do të rifillojnë sulmet e tyre pas përfundimit të armëpushimit në Gaza, në këtë rast me siguri do të sulmohen më shumë anije. Në bazë të kësaj mund të thuhet se Ansarullah i cili duke hyrë në luftën në Gaza e detyroi regjimin sionist të pranojë armëpushimin, do të luajë një rol kyç në vazhdimin e tij.