Izraeli ka arrestuar 3365 palestinezë që nga 7 tetori
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152216-izraeli_ka_arrestuar_3365_palestinezë_që_nga_7_tetori
Shoqata e të burgosurve palestinezë njoftoi se numri i përgjithshëm i palestinezëve të arrestuar nga ushtria izraelite që nga 7 tetori është rritur në 3,365.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2023 09:16 Europe/Tirane
  • Izraeli ka arrestuar 3365 palestinezë që nga 7 tetori

Shoqata e të burgosurve palestinezë njoftoi se numri i përgjithshëm i palestinezëve të arrestuar nga ushtria izraelite që nga 7 tetori është rritur në 3,365.

Shoqata e të burgosurve palestinezë njoftoi të enjten në mbrëmje se regjimi izraelit ka arrestuar 40 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor në 24 orët e fundit. Në deklaratën e kësaj organizate palestineze, thuhet se në mesin e të arrestuarve janë disa gra dhe disa persona të tjerë që janë ish të burgosur. Sipas shoqatës së të burgosurve palestinezë, numri i përgjithshëm i palestinezëve të arrestuar nga ushtria izraelite që nga 7 tetori është rritur në 3365 persona. Më 7 tetor, lëvizja islamike e rezistencës së Palestinës, Hamasi, në përgjigje të më shumë se shtatë dekadave të pushtimit të Palestinës dhe gati dy dekadave të rrethimit të Gazës dhe burgosjeve dhe torturave të mijëra palestinezëve, nisi operacionin Stuhia Al- Aksa kundër regjimit sionist. Në përgjigje të këtij operacioni, regjimi sionist ndërmori sulme të rënda kundër Gazës dhe e vuri këtë zonë nën rrethim të plotë. Sulmet e regjimit izraelit kanë çuar në vdekjen e afro 15,000 palestinezëve.