Dhjetor 03, 2023 09:10 Europe/Tirane
  • Gazetarët, viktima që nuk kursehen nga krimet e sionistëve

Në luftën sioniste kundër Rripit të Gazës, deri më tani janë martirizuar 73 gazetarë.

Kanë kaluar 58 ditë nga lufta e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës. Në këtë luftë kanë rënë dëshmorë mbi 15 mijë civilë, 70% e të cilëve janë fëmijë dhe gra.  Gazetarët gjithashtu janë një nga grupet më të rëndësishme që nuk u kursyen nga bombardimet e qëllimshme të sionistëve në këtë luftë.  Në 57 ditë ranë dëshmorë 73 gazetarë. Gazetarët dëshmorë kanë shtetësi të vendeve të ndryshme duke përfshirë Palestinën, Libanin dhe Turqinë.  Vetëm të premten, që ishte dita e parë e luftës pas përfundimit të armëpushimit 7-ditor, ranë dëshmorë 3 gazetarë.   Muntaser Mustafa Al-Savaf dhe Marëan Al-Saëaf, dy vëllezër që ishin gazetarë të agjencisë së lajmeve të Turqisë, Anatolia dhe Abdullah Darvish, kameraman dhe reporter i rrjetit Al-Aqsa, janë tre personat që ranë dëshmorë të premten. Ndërsa gazetarët janë duke u shënjestruar qëllimisht nga regjimi sionist, sipas ligjeve ndërkombëtare humanitare, vrasja e qëllimshme e gazetarëve dhe civilëve është shembull i një krimi lufte.  Sipas ligjit ndërkombëtar, gazetarët duhet të kenë liri dhe mbrojtje për të bërë punën e tyre.  Krimi më i rëndësishëm i gazetarëve është se ata përpiqen të zbulojnë dhe transmetojnë për publikun krimet e sionistëve, por si gjithmonë ata edhe kësaj here u përballën me dhunën e këtij regjimi dhe kjo dhunë ka qenë më e ashpër në luftën e fundit. Ndërkohë që fuqitë që pretendojnë për lirinë dhe të drejtat e njeriut kanë heshtur rreth martirizimit të 73 gazetarëve, disa njerëz dhe institucione kanë reaguar ndaj këtij krimi sionist. “Mick Ëallace”, ligjvënësi irlandez i Parlamentit Europian, ka publikuar një mesazh në rrjetin social “X” dhe shkruan:  “Qeveria e aparteidit të Izraelit sulmon gazetarët që guxojnë të ekspozojnë krimet e tyre të luftës. Gazetarët pa Kufij, duke deklaruar se autoritetet sioniste nuk kanë dëshirë t'i mbrojnë gazetarët dhe i vënë ata qëllimisht në shënjestër, thanë se që nga viti 2001 regjimi sionist ka martirizuar me dhjetëra gazetarë dhe nuk ka pasur asnjë përgjegjësi në këtë drejtim. Një pikë tjetër e rëndësishme është se në të njëjtën kohë me vrasjen e gazetarëve në Gaza, mediat perëndimore, të rreshtuara me regjimin sionist, shkarkojnë gazetarët që kritikojnë krimet e sionistëve. Deri më tani, me dhjetëra gazetarë të mediave perëndimore, përfshirë BBC-në, janë pezulluar nga puna për publikimin e postimeve në mediat sociale në mbështetje të Palestinës. Pavarësisht kësaj qasjeje të Perëndimit dhe regjimit sionist ndaj gazetarëve, krimet e sionistëve nuk kanë mbetur të fshehura dhe opinioni publik botëror është mobilizuar kundër regjimit kriminal dhe fëmijëvrasës sionist. Lëvizja Hamas në një deklaratë në mbështetje të gazetarëve shkroi:  “Politika e vrasjes së gazetarëve nuk mund të çojë kurrë në fshehjen e së vërtetës së krimeve naziste sioniste kundër fëmijëve dhe grave dhe gjenocidit të këtij regjimi që bëhet me mbështetjen e drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Joe Biden dhe qeverisë së tij sioniste. »

Tags