Burimet spitalore: 1950 ushtarë izraelitë janë plagosur në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152474-burimet_spitalore_1950_ushtarë_izraelitë_janë_plagosur_në_gaza
Megjithë përpjekjet e Tel Avivit për të fshehur numrin e viktimave izraelite në sulmin tokësor në Gaza, autoritetet e spitalit Soroka në Beersheba njoftuan se që nga fillimi i luftës në Gaza, 1950 ushtarë izraelitë të plagosur janë transferuar në këtë spital.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 08, 2023 16:34 Europe/Tirane
  • Burimet spitalore: 1950 ushtarë izraelitë janë plagosur në Gaza

Megjithë përpjekjet e Tel Avivit për të fshehur numrin e viktimave izraelite në sulmin tokësor në Gaza, autoritetet e spitalit Soroka në Beersheba njoftuan se që nga fillimi i luftës në Gaza, 1950 ushtarë izraelitë të plagosur janë transferuar në këtë spital.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, burime nga spitali Soroka thanë sot, e premte, 8 dhjetor, se gjatë 24 orëve të fundit helikopterët izraelitë kanë transferuar në këtë spital 24 ushtarë të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.

Gazeta hebraike Haaretz citoi burimet e saj në ushtri dhe njoftoi javën e kaluar se numri i ushtarëve të plagosur në Gaza ka kaluar mbi 1000, dhe gjendja e 202 prej tyre është kritike. Nga këta persona 320 kanë pasur lëndime të mesme dhe 470 ushtarë të tjerë lëndime të lehta.

Në vazhdim të raportimit të saj, kjo media shkruan se ushtria e Tel Avivit “ende pengon spitalet dhe burimet mjekësore të publikojnë numrin e të plagosurve dhe gjendjen e tyre”. Soroka është spitali i parë izraelit që publikon informacione për të plagosurit në ushtrinë izraelite.

Shkrimtari dhe analisti politik izraelit Rasem Obeidat deklaroi se “shkalla e vërtetë e humbjeve dhe viktimave të ushtrisë izraelite së shpejti do të bëhet e ditur për të gjithë izraelitët dhe botën dhe kjo çështje do të thellojë krizën e brendshme në Tel Aviv”.