Vazhdojnë bombardimet në Rripin e Gazës/ Martirizohen 13 civilë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152684-vazhdojnë_bombardimet_në_rripin_e_gazës_martirizohen_13_civilë
Në krimin e fundit të regjimit sionist në Rripin e Gazës, 13 civilë ranë dëshmorë në një sulm ndaj shtëpive të banimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 13, 2023 06:25 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë bombardimet në Rripin e Gazës/ Martirizohen 13 civilë

Në krimin e fundit të regjimit sionist në Rripin e Gazës, 13 civilë ranë dëshmorë në një sulm ndaj shtëpive të banimit.

Sipas mediave palestineze, bombardimi i një shtëpie banimi pranë xhamisë “Hassan al-Banna” në lagjen “Al-Amal” të qytetit Khanyounis vrau 9 persona dhe plagosi disa të tjerë. Avionët luftarakë izraelitë bombarduan një tjetër shtëpi banimi në zonën “Qizan” të Khanyounis në jug të Rripit të Gazës, duke lënë një numër të plagosurish. 2 persona mbetën të martirizuar dhe 4 të tjerë u plagosën nga bombardimi i një shtëpie në Khan Yunis. Avionët luftarakë të regjimit pushtues kanë shënjestruar shtëpinë e banimit të familjes “Al-Aamoudi” në rrugën “Al-Masameh” në qytetin Khanyounis dhe ky sulm ajror la 2 dëshmorë dhe 7 të plagosur. Artileria e regjimit sionist gjithashtu bombardoi disa zona të Khanyounis dhe provincën qendrore të Rripit të Gazës. Ministria e Shëndetësisë e Gazës të martën në që nga fillimi i sulmeve deklaratën e saj njoftoi se në ditën e 67-të të sulmeve barbare të regjimit sionist numri i dëshmorëve është rritur në 18,412. Ministria gjithashtu njoftoi se numri i të lënduarve ka kaluar mbi 50,000.