Gantz: Lufta ekzistenciale që bëmë ka pasur një çmim të dhimbshëm
Të mërkurën, një anëtar i kabinetit të luftës të regjimit sionist e cilësoi luftën aktuale të këtij regjimi në Rripin e Gazës si një luftë ekzistenciale që ka pasur një çmim të rëndë dhe të dhimbshëm.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Fars, Benny Gantz, anëtar i kabinetit të luftës së regjimit sionist, e ka cilësuar luftën aktuale të këtij regjimi në Rripin e Gazës si një luftë ekzistenciale për Izraelin.
Në vazhdim të fjalës së tij ai tha se kjo luftë ka pasur një çmim të rëndë dhe të dhimbshëm për këtë regjim.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi mbrëmë se Izraeli po humbet mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe se siguria e hebrenjve është në rrezik.
Anëtarët e Kombeve të Bashkuara gjatë një votimi në Asamblenë e Përgjithshme të mërkurën në mëngjes votuan një rezolutë jodetyruese për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.
Kjo rezolutë u miratua me 153 vota pro, 10 vota kundër dhe 23 abstenime dhe i bën thirrje regjimit sionist që menjëherë t'i japë fund sulmeve në Rripin e Gazës.