Sulmohet një bazë ushtarake amerikane në Siri
Një burim lajmesh njoftoi për sulmin në një bazë tjetër ushtarake amerikane në Siri.
Forcat amerikane kanë pushtuar zonat e pasura me naftë të Sirisë lindore dhe verilindore. Pavarësisht deklaratave të përsëritura të qeverisë siriane për nevojën e tërheqjes sa më të shpejtë të forcave të huaja nga vendi, Shtetet e Bashkuara me pretekstin e luftimit të ISIS janë ende të pranishme në Siri. Sipas rrjetit Al-Mayadeen, baza ushtarake amerikane në fushën e gazit Koniko, e vendosur në lindje të Deir Ezzor, u sulmua dhe u dëgjuan disa shpërthime në këtë bazë ushtarake amerikane. Disa orë më parë, bazat Tanf dhe Al-Rukban të vendosura në juglindje të Sirisë, ku ndodhen ushtarët amerikanë, u vunë në shënjestër të sulmeve me dron. Më parë, pozicionet amerikane në Irak dhe Siri kanë qenë objektiv i sulmeve me dronë dhe raketa nga Forcat e Rezistencës Islamike të Irakut. Rezistenca Islamike e Irakut ka njoftuar se këto sulme janë kryer në përgjigje të krimeve të regjimit sionist kundër popullit të Gazës.