Jemeni raporton sulmin ndaj dy anijeve në Detin e Kuq
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit në një deklaratë njoftoi se forcat e këtij vendi shënjestruan dy anije që po lëviznin drejt Palestinës së pushtuar.
Sipas Yahya Sarei, marina e Jemenit, në mbështetje të popullit të Gazës, ka vënë në shënjestër me raketa dy anije konteinerësh me emrat Alania dhe Palatium. Ai shtoi se këto anije ishin vënë në shënjestër pasi nuk iu kushtuan vëmendje paralajmërimeve të tyre të sigurisë. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit theksoi se të gjitha anijet mund të kalojnë lirisht nëpër Detin e Kuq për të shkuar në destinacionet e tyre, përveç ato që kanë si destinacion Palestinën e pushtuar. Dje, zyrtarët amerikanë raportuan se një anije me flamur Liberian ka marrë flakë në Detin e Kuq pasi u godit nga një raketë e lëshuar nga Jemeni.