200 dëshmorë në 24 orët e fundit në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152906-200_dëshmorë_në_24_orët_e_fundit_në_gaza
Lëvizja Hamas u kërkoi Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare të përmbushin përgjegjësinë e tyre në mbështetjen e qendrave mjekësore në Gaza.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 18, 2023 16:30 Europe/Tirane
  • 200 dëshmorë në 24 orët e fundit në Gaza

Lëvizja Hamas u kërkoi Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare të përmbushin përgjegjësinë e tyre në mbështetjen e qendrave mjekësore në Gaza.

Sipas Al Jazeera, Hamasi në një deklaratë njoftoi: Kërkojmë nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare që të përmbushin përgjegjësinë e tyre në mbështetjen e qendrave mjekësore në Gaza dhe të ofrojnë nevojat themelore të këtyre qendrave.

Hamasi kërkoi ndëshkimin e liderëve të regjimit pushtues sionist për krimet kundër civilëve dhe personelit mjekësor, ku më i fundit ishte sulmi në Qendrën Mjekësore Shafa dhe në Spitalin Kamal Advan.

Mëngjesin e sotëm, burime të lajmeve njoftuan sulmin e regjimit sionist në seksionin e të plagosurve të spitalit al-Shafa dhe shkatërrimin e plotë të spitalit Kamal Advan në Gaza.

Nga ana tjetër, reporteri i Al-Mayadeen raportoi për martirizimin e 200 personave në Gaza në 24 orët e fundit dhe deklaroi: Pushtuesit po përdorin bomba amerikane, njëra prej të cilave peshon të paktën një ton.

Gazetari i al-Mayadeen gjithashtu njoftoi: Kampi Al-Berixh ishte në shënjestër dhe disa nga ndërtesat e tij u rrafshuan me tokë.