200 dëshmorë në 24 orët e fundit në Gaza
Lëvizja Hamas u kërkoi Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare të përmbushin përgjegjësinë e tyre në mbështetjen e qendrave mjekësore në Gaza.
Sipas Al Jazeera, Hamasi në një deklaratë njoftoi: Kërkojmë nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare që të përmbushin përgjegjësinë e tyre në mbështetjen e qendrave mjekësore në Gaza dhe të ofrojnë nevojat themelore të këtyre qendrave.
Hamasi kërkoi ndëshkimin e liderëve të regjimit pushtues sionist për krimet kundër civilëve dhe personelit mjekësor, ku më i fundit ishte sulmi në Qendrën Mjekësore Shafa dhe në Spitalin Kamal Advan.
Mëngjesin e sotëm, burime të lajmeve njoftuan sulmin e regjimit sionist në seksionin e të plagosurve të spitalit al-Shafa dhe shkatërrimin e plotë të spitalit Kamal Advan në Gaza.
Nga ana tjetër, reporteri i Al-Mayadeen raportoi për martirizimin e 200 personave në Gaza në 24 orët e fundit dhe deklaroi: Pushtuesit po përdorin bomba amerikane, njëra prej të cilave peshon të paktën një ton.
Gazetari i al-Mayadeen gjithashtu njoftoi: Kampi Al-Berixh ishte në shënjestër dhe disa nga ndërtesat e tij u rrafshuan me tokë.