Mesazhi i të burgosurve sionistë drejtuar kryeministrit të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152926-mesazhi_i_të_burgosurve_sionistë_drejtuar_kryeministrit_të_izraelit
Kataib al-Qassam, dega ushtarake e Hamasit, ka publikuar një video-mesazh të të burgosurve të regjimit sionist drejtuar kabinetit të këtij regjimi dhe familjeve të tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 19, 2023 06:14 Europe/Tirane
  • Mesazhi i të burgosurve sionistë drejtuar kryeministrit të Izraelit

Kataib al-Qassam, dega ushtarake e Hamasit, ka publikuar një video-mesazh të të burgosurve të regjimit sionist drejtuar kabinetit të këtij regjimi dhe familjeve të tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në këtë mesazh, tre të burgosur të moshuar sionistë të cilët thonë se kanë marrë pjesë në krijimin e ushtrisë sioniste, kërkojnë lirimin e tyre.Këta të burgosur sionistë në këtë video-mesazh njoftuan se ne jemi brezi themelues i Izraelit dhe ushtrisë. Na lironi me çdo kusht. Mos lejoni të bëhemi viktima të sulmeve të forcave ajrore. Mos lejoni të kalbemi këtu. Të shtunën (16 dhjetor), Kataib al-Qassam publikoi një video në tre gjuhë të titulluar "Koha po ikën" të të burgosurve izraelitë në përgjigjen e parë ndaj deklaratës së Netanyahut se presioni ushtarak ndaj Hamasit për lirimin e të burgosurve sionistë po intensifikohet. Nga ana tjetër, “Daniel Hagari”, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist e quajti terrorizëm transmetimin e videos së batalioneve Al-Qassam për kërkesën e të burgosurve izraelitë në Gaza për lirimin e tyre dhe pretendoi se do të bëjë gjithçka për të kthyer të burgosurit që shiheshin në videon e Hamasit. Hagari tha: ne vazhdojmë luftën tokësore në Gaza dhe jemi të vendosur të kthejmë të burgosurit izraelitë. Zëdhënësi i ushtrisë kriminale izraelite e quan terroriste lëvizjen Hamas, ushtri e cila deri më tani ka vrarë afro 20 mijë civilë palestinezë në Gaza dhe ka nisur gjenocidin më të madh bashkëkohor në këtë rajon.