Jemenasit zotohen se do t'i përgjigjen çdo agresioni të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153038-jemenasit_zotohen_se_do_t'i_përgjigjen_çdo_agresioni_të_shba
Mijëra jemenas kanë dalë në rrugë anembanë vendit për të shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët përballë sulmit të pamëshirshëm ajror dhe tokësor izraelit në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm në territorin e rrethuar palestinez.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2023 16:23 Europe/Tirane
  • Jemenasit zotohen se do t'i përgjigjen çdo agresioni të SHBA

Mijëra jemenas kanë dalë në rrugë anembanë vendit për të shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët përballë sulmit të pamëshirshëm ajror dhe tokësor izraelit në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm në territorin e rrethuar palestinez.

Protestat u mbajtën të premten në kryeqytetin Sa'ana, provincat veriore Haxhah dhe al-Xhuf, provincat perëndimore  Hudaydah dhe Dhamar, provincat qendrore al-Baida dhe Ma'rib dhe në provincën jugperëndimore Ta'izz.

Pjesëmarrësit mbanin fotografi të liderit të lëvizjes së rezistencës Ansarullah, Abdul-Malik al-Huthi dhe pankarta që dënonin krimet izraelite kundër Gazës, ku sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 20,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Ata gjithashtu hodhën slogane zemërimi drejtuar Izraelit dhe mbështetësit të tij më të vendosur ushtarak dhe diplomatik, Shtetet e Bashkuara.

Demonstruesit jemenas u zotuan gjithashtu se do të përballen me çdo akt agresioni kundër atdheut të tyre.

Ndërkohë, Mohammed Ali al-Huthi, një anëtar i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, theksoi se Forcat e Armatosura të Jemenit nuk do të hezitojnë të godasin çdo vend që do të hapte hapësirën e tij ajrore për sulmet ushtarake të udhëhequra nga SHBA kundër kombit jemenas.

Huthi i tha rrjetit televiziv al-Mayadeen të Libanit se “çdo vend që do të hapë hapësirën e tij ajrore për avionët luftarakë të armikut për të bombarduar Jemenin, do të trajtohet siç duhet nga Forcat e Armatosura të Jemenit.”

Ai deklaroi se koalicioni detar i udhëhequr nga SHBA në Detin e Kuq u formua kryesisht për të mbrojtur interesat e Tel Avivit dhe nuk kishte asnjë lidhje me mbrojtjen e lundrimit detar ndërkombëtar siç pretendohet nga Uashingtoni dhe aleatët e tij.

Huthi theksoi se forcat jemenase do të vazhdojnë të sulmojnë anijet në pronësi izraelite dhe të destinuara për Izraelin në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës dhe nuk paraqesin kërcënim për anijet e tjera tregtare që lundrojnë në Detin e Kuq.