Rezistenca palestineze arreston një numër spiunësh të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153116-rezistenca_palestineze_arreston_një_numër_spiunësh_të_regjimit_sionist
Pas ekzaminimit të dokumenteve të sigurisë të marra gjatë operacionit të stuhisë Al-Aksa, komandantët e rezistencës identifikuan dhe arrestuan një numër spiunësh të regjimit sionist në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 25, 2023 04:32 Europe/Tirane
  • Rezistenca palestineze arreston një numër spiunësh të regjimit sionist

Pas ekzaminimit të dokumenteve të sigurisë të marra gjatë operacionit të stuhisë Al-Aksa, komandantët e rezistencës identifikuan dhe arrestuan një numër spiunësh të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Sipas IRNA, duke cituar Qendrën e Informacionit Palestinez, një burim në departamentin e sigurisë së rezistencës palestineze njoftoi se komandantët e rezistencës kanë marrë një thesar strategjik që përfshin informacione të ndjeshme sigurie se si shërbimi i sigurisë së brendshme të regjimit sionist (Shabak) komunikon me spiunët e tij në Rripin e Gazës dhe mënyrën se si funksionojnë këta spiun. Regjimi sionist, i cili ka nisur fushatën e agresionit dhe bombardime kundër Gazës me qëllim shkatërrimin e grupeve të rezistencës palestineze, përfshirë Hamasin dhe lirimin e të burgosurve të tij, pas disa javësh krime në këtë zonë nuk ia arriti qëllimit të tij dhe iu drejtua negociatave me rezistencën. Arroganca e Tel Avivit në programin e shkëmbimit të të burgosurve çoi në dështimin e negociatave dhe rifillimin e krimeve nga regjimi sionist në Gaza.