Sulme me raketa nga batalionet Saraya Al-Quds mbi vendbanimet sioniste
Forcat e rezistencës palestineze qëlluan me raketa vendbanimet sioniste, përfshirë qytetin e pushtuar të Ashkelonit.
Sipas raportit të IRNA, forcat e Saraya Al-Quds, dega ushtarake e Xhihadit Islamik, nga veriu i Gazës nisën sulme me raketa kundër Ashkelonit dhe vendbanimeve sioniste ngjitur me Gazën. Al Jazeera raportoi se një sirenë paralajmëruese për sulm raketor ka rënë në Ashkelon. Brigadat Al-Quds njoftuan se në përgjigje të mizorive të regjimit sionist kundër popullit të shtypur të Gazës, qyteti i pushtuar i Ashkelonit dhe disa qyteteve të tjera sioniste në afërsi të Rripit të Gazës u sulmuan në orën 9 të natës së kaluar (me orën lokale), që ishte koha e martirizimit të Baha Atas, njërit prej komandantëve të kësaj lëvizjeje. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi: Në 24 orët e fundit, pushtuesi sionist kreu 25 raste të vrasjeve masive ndaj familjeve palestineze, të cilat lanë 250 dëshmorë dhe 500 të plagosur. Sipas zyrës së informacionit të qeverisë palestineze në Rripin e Gazës, numri i dëshmorëve në Gaza ka arritur në 20.674 dhe numri i të plagosurve në 54.536.