Vrasja dhe plagosja e dhjetëra ushtarëve sionistë në veri të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153156-vrasja_dhe_plagosja_e_dhjetëra_ushtarëve_sionistë_në_veri_të_gazës
Të hënën, 40 ushtarë sionistë u vranë ose u plagosën në operacionet e batalioneve Qassam, krahut ushtarak të Hamasit në Jabalia, që ndodhet në veri të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 26, 2023 05:05 Europe/Tirane
  • Vrasja dhe plagosja e dhjetëra ushtarëve sionistë në veri të Gazës

Të hënën, 40 ushtarë sionistë u vranë ose u plagosën në operacionet e batalioneve Qassam, krahut ushtarak të Hamasit në Jabalia, që ndodhet në veri të Gazës.

Sipas IRNA, batalionet Qassam shënjestruan me një raketë TBG një grup prej 40 ushtarësh izraelitë brenda një ndërtese në Jabalia, në të cilën u vranë dhe u plagosën të gjitha forcat sioniste. Batalionet Qassam me raketat anti-blind Yasin 105 gjithashtu arritën të shkatërrojnë 9 automjete dhe mjete të blinduara të regjimit sionist kur ata tentuan të depërtojnë në 2 lagjet Tafah dhe Al-Darij në qytetin e Gazës. Batalionet Qassam më herët në një deklaratë njoftuan se forcat e rezistencës shpërthyen një bombë në mesin e një grupi pushtuesish që kishin hyrë në nëntokë në zonën Khaza'ah në Khan Yunis.  Ndërkohë, ushtria sioniste të martën njoftoi se dy ushtarë të tjerë të këtij regjimi janë vrarë gjatë sulmit tokësor të Gazës. Që nga fillimi i betejës së stuhisë Al-Aksa, ushtria sioniste ka shpallur çdo ditë emrat e viktimave të saj ushtarake por në formë të seleksionuar. Ky veprim  kryhet për shkak të numrit të lartë të viktimave të ushtarëve sionistë në luftën e Gazës dhe frikës nga reagimet e mëtejshme në nivel vendas në territoret e pushtuara.