Numri i dëshmorëve në Gaza rritet në 21 mijë njerëz
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153186-numri_i_dëshmorëve_në_gaza_rritet_në_21_mijë_njerëz
Ministria e Shëndetësisë e Gazës publikoi statistikat më të fundit lidhur me dëshmorët dhe të plagosurit palestinezë në operacionin e regjimit sionist në këtë rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 27, 2023 05:14 Europe/Tirane
  • Numri i dëshmorëve në Gaza rritet në 21 mijë njerëz

Ministria e Shëndetësisë e Gazës publikoi statistikat më të fundit lidhur me dëshmorët dhe të plagosurit palestinezë në operacionin e regjimit sionist në këtë rajon.

Sipas Al Jazeera, Ministria e Shëndetësisë e Gazës të martën njoftoi statistikat e saj të fundit në lidhje me viktimat e luftës në këtë rajon duke thënë se 20.915 civilë kanë humbur jetën dhe 54.918 janë plagosur gjatë operacioneve brutale të Izraelit. Deklarata shton: Vetëm gjatë ditës dhe natës së kaluar kanë rënë dëshmorë 241 civilë dhe janë lënduar 382 persona. Gjithashtu, qendrat mjekësore dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore nuk kanë qenë të sigurta nga armiku sionist, kështu që 26 nga 35 spitalet në Gaza tani nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime për pacientët për shkak të bombardimeve dhe mungesës së mjeteve si karburanti. Gjithashtu dje qendra e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Yunis u vu drejtpërdrejt në shënjestër të bombardimeve të regjimit sionist. Zyrtarët shëndetësorë thonë se për shkak të mungesës së mjeteve të mjaftueshme dhe bombardimeve të vazhdueshme të qendrave mjekësore nga Izraeli, ekziston mundësia e katastrofës së mbylljes së sistemit të kujdesit shëndetësor në Gaza.