Një ushtar sionist hap zjarr ndaj shokëve të tij
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153236-një_ushtar_sionist_hap_zjarr_ndaj_shokëve_të_tij
Mediat e regjimit sionist raportuan se një nga ushtarët e këtij regjimi, i kthyer së fundmi nga lufta në Gaza, ka qëlluar bashkëluftëtarët e tij për shkak të problemeve psikologjike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 28, 2023 10:24 Europe/Tirane
  • Një ushtar sionist hap zjarr ndaj shokëve të tij

Mediat e regjimit sionist raportuan se një nga ushtarët e këtij regjimi, i kthyer së fundmi nga lufta në Gaza, ka qëlluar bashkëluftëtarët e tij për shkak të problemeve psikologjike.

Sipas Al Jazeera, Kanali 12 i regjimit sionist raportoi se një ushtar izraelit i cili sapo ishte kthyer nga lufta në Gaza qëlloi mbi shokët e tij ushtarë në të njëjtën dhomë pasi u zgjua nga një makth i madh. Ky incident ka ndodhur të hënën në fshatin Atlat në Ashkelon. Ushtari ishte nga brigada e parashutistëve. Ai pasi ka parë një ëndërr të keqe, u zgjua me nxitim dhe qëlloi në murin e dhomës në të cilën ndodhej dhe nga të shtënat u plagosën pa dashje një numër prej shokëve të tij. Sipas këtij raporti, policia ushtarake është në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe ka nisur hetimet për rrethanat e saj, por ushtria izraelite për momentin ka vendosur të mos kryejë hetime për shkak të gjendjes shëndetësore të ushtarit që ka qëlluar. Gazeta Ha'aretz më parë kishte raportuar se që nga fillimi i luftës, 500 ushtarë sionistë janë përballur me probleme mendore dhe çrregullime të shkaktuara nga stresi.