Vazhdojnë luftimet e ashpra në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153254-vazhdojnë_luftimet_e_ashpra_në_gaza
Dita e tetëdhjetë e tretë e luftës së Gazës kaloi me vazhdimin e krimeve të tmerrshme të pushtuesve sionistë në Gaza, ndërsa beteja e forcave të rezistencës me pushtuesit vazhdon e ashpër në disa akse, veçanërisht në qendër dhe në jug të Rripit të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2023 16:40 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë luftimet e ashpra në Gaza

Dita e tetëdhjetë e tretë e luftës së Gazës kaloi me vazhdimin e krimeve të tmerrshme të pushtuesve sionistë në Gaza, ndërsa beteja e forcave të rezistencës me pushtuesit vazhdon e ashpër në disa akse, veçanërisht në qendër dhe në jug të Rripit të Gazës.

Sipas raportit të Agjencisë së Lajmeve Fars, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Kadara, njoftoi sot (e enjte, 28 dhjetor) se në bombardimet në Beit Lahia, Khan Younis dhe Al-Maghazi, 50 qytetarë palestinezë ranë dëshmorë dhe dhjetëra u plagosën ndërsa numri i viktimave po rritet.

Forcat okupatore sioniste bombarduan kampin Deir al-Balah dhe Al-Maghazi në qendër të Rripit të Gazës mëngjesin e sotëm dhe vranë dhe plagosën një numër qytetarësh palestinezë.

Ata gjithashtu shënjestruan një makinë me të plagosur në Deir al-Balah, çka rezultoi në martirizimin e të gjithë personave që ndodheshin në të. Të paktën shtatë palestinezë janë martirizuar nga bombardimi i një shtëpie banimi në kampin Al-Nusirat në qendër të Rripit të Gazës.

Ushtarët sionistë kryen një krim të ri të tmerrshëm pranë spitalit Al Amal në Khan Junes dhe duke shënjestruar ambientet e tij vranë të paktën 30 palestinezë.

Në 24 orët e fundit, regjimi sionist kreu 16 krime të reja ndaj civilëve palestinezë, të cilat rezultuan me martirizimin e 210 personave dhe plagosjen e 325 të tjerëve.

Ndërkohë, grupet e rezistencës palestineze janë ende duke luftuar me pushtuesit duke sulmuar tanket dhe armët e tyre ushtarake në Khan Junes, në jug të Rripit të Gazës dhe El Berixh në qendër të tij dhe qëllojnë raketa drejt territoreve të pushtuara. Krahu ushtarak i lëvizjes së Xhihadit Islamik njoftoi sot se kanë shënjestruar me një raketë bazën ushtarake sioniste në Al-Ain al-Thiraha.

Sipas Al-Mayadeen, gjatë orëve të kaluara, rezistenca palestineze rrëzoi një dron izraelit dhe shkatërroi disa tanke dhe armë izraelite.

Krahu ushtarak i Hamasit njoftoi gjithashtu shënjestrimin e shtatë automjeteve ushtarake izraelite me raketa Yassin 105 dhe bomba Al-Shuwaz në dy zonat Al-Tuffah dhe Al-Darxh në qytetin e Gazës dhe shkatërrimin e një tanku Merkava në juglindje të kampit Al-Berixh.

Dega ushtarake e lëvizjes Xhihadi Islamik mori gjithashtu përgjegjësinë për shënjestrimin me mortaja të dy automjeteve ushtarake izraelite në aksin Al-Tuffah.