Hedhja e 100 raketave drejt territoreve të pushtuara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i153278-hedhja_e_100_raketave_drejt_territoreve_të_pushtuara
Në 6 operacione, Hezbollahu i Libanit njoftoi shënjestrimin e 2 vendtubimeve, një bazë, një automjet ushtarak, një njësi artilerie dhe një kazermë të ushtarëve sionistë në veri të territoreve të pushtuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 29, 2023 16:29 Europe/Tirane
  • Hedhja e 100 raketave drejt territoreve të pushtuara

Në 6 operacione, Hezbollahu i Libanit njoftoi shënjestrimin e 2 vendtubimeve, një bazë, një automjet ushtarak, një njësi artilerie dhe një kazermë të ushtarëve sionistë në veri të territoreve të pushtuara.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB nga Libani i Jugut, zëdhënësi i regjimit sionist njoftoi se një dron depërtoi në qiellin e Haifas, qyteti i dytë më i madh i Izraelit dhe 45 kilometra larg kufirit libanez.

Në një sulm masiv ndaj bazave ushtarake dhe vendbanimeve sioniste në veri të territoreve të pushtuara, Hezbollahu iu përgjigj sulmeve të ushtrisë sioniste në zonat e banuara në jug të Libanit.

Mediat e regjimit sionist raportuan për gjuajtjen e 100 raketave dhe 10 dronëve vetëvrasës dhe rënien e sirenave të alarmit në 14 bazave ushtarake dhe vendbanimeve sioniste.

Gjithashtu, Hezbollahu njoftoi se ka vënë në shënjestër bazën Samakeh në lartësitë e fushave të pushtuara Shebaa, fortifikimet e kazermave Hunin dhe Ramim, dy grumbullime të ushtarëve sionistë në kazermat Mitat dhe Hunin Ramim dhe njësinë e artilerisë së regjimit sionist në Khirbet Ma'ar.

Një automjet ushtarak është shënjestruar në një tjetër operacion të Hezbollahut në kazermën sioniste Ramot Naftali.